Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Kapiteni kundër policisë për tifozët: Rast i paprecedentë, janë shkelur të drejtat e njeriut

Shkruar nga NEWSPORT

Debati në lidhje me trajtimin e tifozëve gjatë ndeshjen Shqipëri – Izrael vazhdon të jetë i nxehtë. Pas Mërgim Mavrajt edhe kapiteni i skuadrës kuqezi Ansi Agolli ka reaguar. Në deklaratën e tij të bërë në rrjetin social facebook, mbrojtësi i majtë i Shqipërisë del në mbrojtje të tifozëve kuqezi. Ai i kërkon policisë të ketë respekt për tifozët dhe të mos shkelë të drejtat themelore të njeriut

“Zakonisht jam i heshtur pas lojërave të kombëtares, sidomos pas humbjeve, pasi mendoj se duhet te kete reflektim. Sigurisht qe asnje nga ne ne fushe, stafi e shikuesit nuk jane te kenaqur me rezultatin e ndeshjes se fundit. Jemi te vetedijshem qe ka nevoje per pune, nga te gjithe ne, dhe jam i sigurt qe do te punojme qe te sjellim paraqitje me te mira ne ndeshjet e radhes. Por sikur te mos mjaftonte, situata jashte fushes se lojes, trajtimi i tifozeve tane, ka lene nje shije te hidhur per ne si lojtare.

Ne ndeshjen e fundit, u moren masa ekstreme sigurie, e u krijua nje tension i tepruar, te cilet e veshtiresuan jeten dhe lojen per te gjithe ne. Duket e pakuptimte trajtimi i ashper i tifozeve tone. Ata jane vertet te mrekullueshem, sic kane treguar ne te gjitha ndeshjet e kombetares, me mbeshtetje te zjarrte dhe korrekte me kundershtaret. Po ashtu, ne Europian, ku alarmet e sigurise ishin shume me te larte, ata u vleresuan nga te gjitha mediat e huaja si shembull per masivitetin e sjelljen.

I falenderojmë sinqërisht forcat e rendit që kujdesen gjithnjë për sigurinë tonë dhe të tifozëve. Por kujtoj, se kjo siguri nuk mund të bëhet në shkelje të të drejtave themelore të njeriut. Lëvizja e lirë është një prej tyre dhe ndalimi në kufi i tifozëve shqiptarë nga FYROM, është një rast i paprecedent. Asnjë masë sigurie nuk mund ta justifikojë këtë veprim.Urojmë që të mos përsëritet më!Thënë kjo, uroj edhe që tifozët të kthehen ne stadium”, ka përfunduar kapiteni Agolli duke shprehur hapur opinionin e tij për këtë çështje.

screenshot_5

Postimi në facebook i Ansi Agollit

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga