
Berat Gjimshiti u dëmtua në ndeshje që Atalanta zhvilloi mbrëmjen e djeshme ndaj Torinon. Mbrojtësi i kombëtares në minutën e 19-të bëri me shenjë nga stafi dhe kërkoi ndërrim, teksa ndjente dhimbje.
Diçka e tillë ka shqetësuar stafin e bergamaskëve, me mbrojtësin që është një pikë kyçe në formacionin e skuadrës italiane. Nuk dihet se sa serioze është shkalla e dëmtimit.
Te Atalanta janë të gjithë sy e veshë nga infermeria, teksa lojtari kuqezi do t’u në nshtrohet vizitave mjekësorë për të mësuar shkallën e dëmtimit. Sipas mediave në Italoi raportohet se shtatlarti nëse ka vetëm probleme muskulore, pritet të mungojë deri në 15 ditë.
Poll