Taulant SEFERI shkëlqen në Ukrainë, sulmuesi i Kombëtares në garë për “Lojtarin më të Mirë”
Shkruar nga NEWSPORT
Taulant Seferi po e vazhdon këtë sezon, njëjte si ai i vjetshmi me Tiranën. Golat nuk mungojnë për sulmuesin e Kombëtares që deri tani ka shënuar plot 13 tillë me fanelën e Vorsklas. Me Tiranën e mbylli në kuotën e 19 golave, rekord personal, ndërsa këtë sezon mund të tentojë ta thyejë por do të jetë e vështirë pasi i kanë mbetur edhe 6 ndeshje nga fundi.
Bomberi 26-vjeçar është kryegolashënuesi i Vorsklas dhe një nga më të mirët në ekip. Së fundmi, Seferi është bërë pjesë e një gare për çmimin “Lojtari i Muajit Prill” dhe garon përballë 4 bashkëlojtarëve të tjerë.
Gjithsesi, shqiptari shihet si më i avantazhuar teksa në 5 sfidat e luajtura ka shënuar 3 gola dhe 1 asist.