Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Tashmë është zyrtare, anulohet Çmimi i Madh i Francës

Shkruar nga NEWSPORT
Tashmë është zyrtare, anulohet Çmimi i Madh i Francës

Pas mbylljes së kampionateve të futbollit në Belgjikë dhe Holandë, një tjetër lajm i keq vjen nga bota e Formula 1. Sezoni i 2020-ës rrezikohet pasi shumë gara po anulohen.

Grand Prix Franceze zyrtarisht është anuluar. Ngjarja ishte planifikuar të mbahej me 28 qershor dhe do të ishte gara e parë në kalendarin F1 për sezonin 2020. Gara në Paul Ricard ka qenë në dyshime serioze pasi qeveria franceze zgjati ndalimin e saj për ngjarje publike deri në mes të korrikut.

Organizatorët e garës konfirmuan në një deklaratë se kufizimet e bënin "të pamundur" që ngjarja e tyre të zhvillohej.

"Pas deklaratave të presidentit francez për ndalimin e ngjarjeve të mëdha deri të paktën në mesin e korrikut, për të mbajtur zonën e Shengenit të mbyllur deri në një njoftimin të dytë dhe vendimet e fundit të shpallura nga qeveria franceze për të luftuar përhapjen e virusit Covid-19, Grand Prix Francez e sheh të pamundur zhvillimin e garës që ishte planifikuar të mbahej me 28 qershor 2020, ”njoftuan organizatorët.

Deri tani, janë anulluar 3 gara (Australi, Monako dhe Francë) ndërsa janë shtyrë 7 të tjera (Bahrein, Vietnam, Kinë, Holandë, Spanjë, Azerbajxhan dhe Kanada).

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga