Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Tare: Vendi i dytë është objektiv i vendosur në fillim të sezonit, jemi mbrojtja më e mirë

Shkruar nga NEWSPORT
Tare: Vendi i dytë është objektiv i vendosur në fillim

Pak përpara fillimit të ndeshjes më Spezian foli drejtori sportiv i Lazios Igli Tare. Ai foli për ecurinë e lacialëve dhe për rinovimin e disa lojtarëve. Lazio ka bërë një kampionat të mirë duke u renditur në vendin e dytë pas Napolit. Por në Evropë ka çaluar pasi u eleminua në Conference League nga AZ Alkmaar.

“Është e kotë të theksohet se sa e rëndësishme është të përfundojmë në vendin e dytë, është një objektiv i vendosur në fillim të sezonit. Krahasim me vitin e kaluar skuadra ka bërë një hap përpara për sa i përket organizimit. Jemi mbrojtja më e mirë.

Kualifikimi në Champions ndikon tek e ardhmja e Luis Alberto dhe Milinkovic-Savic? Ata janë dy lojtarë që kanë lidhje shumë të fortë me Lazion dhe kjo ka ndikim shumë të madh. Ne do të ulemi dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë. Janë lojtarë që mund t’i japin ende shumë kësaj skuadre. Nuk ka lojtarë që nuk do të luajë në Champions, por gjithçka do të vendoset pasi të përfundojë kampionati.

Shikoni rritje në ekip? Është një rrugëtim i gjatë, i cili fillon nga larg. Ne i kemi pasur gjithmonë llogaritë në rregull dhe kemi krijuar një grup konkurrues si brenda dhe jashtë fushës.

Keqardhje për eleminimin nga Evropa? Dalje nga Evropa nuk ishte një zgjedhje: kur të bëjmë analizën do të jemi gjithashtu në gjendje të kuptojmë arsyet pse u larguam si nga Europa League dhe nga Conference League. Nuk është e lehtë të menaxhosh një sezon në të cilin luhen ndeshje çdo tre ditë dhe nuk është e lehtë të përgatitesh për ndeshje."

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga