Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Talenti i Shpresave gjen rrugën e rrjetës, ekipi holandez kalon në raundin tjetër

Shkruar nga NEWSPORT
Talenti i Shpresave gjen rrugën e rrjetës, ekipi holandez kalon

Talenti i Shpresave Agim Zeka, ka gjetur rrugën e rrjetës me ekipin e tij Fortuna Sittard. Djaloshi ka shënuar golin e tretë, duke vulosur kështu kualifikimin e ekipit të tij për në fazën tjetër të kupës në Hollandë. 21 vjeçari ka shënuar në minutën e 75, duke qetësuar stafin teknik dhe çuar drejt kualifikimit verdhjeshilët e Sittard.

Agim Zeka ka qenë më herët pjesë e Skënderbeu në Superligën shqiptare, duke u transferuar më pas për në ligën franceze me të rinjtë e Lille. Zeka po kalon një formë të mirë këtë sezon, teksa është aktivizuar në pesë takime me klubin e tij që militon mes më të mirëve në Hollandë. Ky ishte dhe goli i parë i Agim Zekës me fanellën e Fortuna Sittard. Djaloshi që ka lindur në Kosovë bën pjesë edhe në përfaqësuesen Shpresa, të drejtuar nga Alban Bushi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga