Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

80 mijë dollarë taksa në Iran, zbuloni çmendurinë që i bëri lëmsh karrierën Ditmar Bicit

Shkruar nga NEWSPORT
80 mijë dollarë taksa në Iran, zbuloni çmendurinë

Dy vite më parë Ditmar Bici u transferua në Iran për të mos qëndruar më tepër se gjashtë muaj. U largua nga skuadra e Traktor Sazi për tu rikthyer në Shqipëri por duke lënë pas një gjyq të hapur me skuadrën iraniane me të cilën do të përballet në FIFA. Historia u duk se përfundoi me kaq. Një muaj më parë, pasi la Partizanin Ditmar Bici u transferua sërish në Iran tek skuadra Mashine Sazit. Vetëm pak ditë mundi të qëndronte në Iran për tu rikthyer sërish në Shqipëri. Ish skuadra e Traktor Sazit në bashkëpunim me Federatën Iraniane të Futbollit por dhe administratën shtetërore i kanë faturuar Bicit jo pak po 80 mijë dollarë tatime dhe taksa për periudhën që ai nuk ka jetuar në Iran. Për këtë motiv, futbollisti është detyruar të rikthehet në Shqipëri duke humbur shansin e një super kontrate në ligën iraniane.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga