Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Takaj shkund skuadrën: Ishim në "fije të perit", jepni shpirtin për fanelën

Shkruar nga NEWSPORT
Takaj shkund skuadrën: Ishim në "fije të perit", jepni

Dje, Ardjan Takaj ka zhvilluar një takim me skuadrën dhe stafin teknik. Presidenti i skuadrës së Skënderbeut i ka tërhequr "veshin" lojtarëve për paraqitjen e zhvilluar në ndeshjen e fundit kundër Vllaznisë. Kreu i korçarëve nuk ka qenë i kënaqur me të tijtë, për atë që bënë në fushë duke e rrezikuar fitoren deri në sekondat e fundit. Një dështim kundër shkodranëve do të thoshte lamtumirë titullit kampion për bardhekuqtë.

Ndaj, për këtë Takaj mësohet t'i ketë thënë lojtarëve: "Tani jemi më të qetë dhe e analizojmë më mirë ndeshjen e fundit. E dini shumë mirë që të gjithë që nuk ishit në ditën tuaj më të mirë. Keni bërë shumë gabime gjatë atij 90-minutëshi dhe nuk lejoj kurrsesi të ndodhë një gjë e tillë në 4 ndeshjet e mbetura. Ishim në "fije të perit" dhe ju e dini që, nëse do të gabonim me Vllazninë, do t'i thoshim lamtumirë titullit kampion. Titullin e kemi vetë në dorë dhe nuk presim nga ekipet e tjera. Nëse i fitojmë të gjitha ndeshjet e mbetura, shpallemi kampionë, prandaj mendojeni vetë dhe tani pres të bëni më të mirën. Dua të jepni shpirtin në fushë për këtë fanelë që keni veshu".

Poll

Lexo gjithashtu