
Në garën e Ballkaniadës që po zhvillohet në Bullgari, në sportin e taekwondo ka arritur që të triumfojë sportisti i Dinamo-s. Mario Noka ka arritur që në peshën 59 kilogramë të fitojë katër duelet e tij.
Dy takimet e para Noka i fitoi me lehtësi dhe krijoi shkëputje pikësh me rivalët e tij nga Maqedonia e Rumania. Në gjysmëfinale ai mposhti kundërshtarin serb me rezultatin 11-7 dhe në finale triumfoi ndaj kundërshtarit bullgar me rezultatin 11-5.
Poll