Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Surpriza, Aguero zëvendësuesi i Ibrahimovic tek United

Shkruar nga NEWSPORT
Surpriza, Aguero zëvendësuesi i Ibrahimovic tek United

E përditshmja britanike the “Sunday Times” ka zbuluar sot prapaskenën se sulmuesi argjentinas Sergio Aguero mund të lërë Manchester City verën e ardhshme për të luajtur me rivalët e Manchester United. Pas dëmtimit të Zlatan Ibrahimovic trajneri Jopse Mourinho është në kërkim të një sulmuesi kryesor dhe këtë detyrë është gati t’ia besojë Aguero. Ky i fundit mund të ketë rolin e liderit në sulmin e United, një lojtar që e njeh mjaft mirë Premier League dhe që ka gjithë mbështetjen e trajnerit portugez.

Mediat britanike zbulojnë gjithashtu se bisedimet mes trajnerit portugez dhe sulmuesit kanë disa ditë që kanë nisur, me Pep Guardiola që disa herë ka shprehur kënaqësi nga Aguero. Në disa ndeshje ai ka qëndruar në stol, apo s’ka luajtur fare, për shkak të sjelljes jo fort të mirë në fushë. Por kjo gjë nuk është problem për një trajner si Mourinho, që duket se e pëlqen karakterin e Aguero dhe është gati të paguajë për ta marrë në skuadër. Sergio Aguero është ende nën kontratë me “citizens”, por në rast se merr një ofertë të mirë nga “armiqtë” e United mund të lëvizë verën e ardhshme.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga