
Inter është nisur drejt Napolit, teksa në 21.00 luhet supersfida e vlefshme për Kupën e Italisë. Napoletanët kanë triumfuar 0-1 në aktin e parë, ndaj zikaltërit do këkrojnë përmbysjen. Siç bën me dije Sky Sport, janë katër lojtarët e drejtuar nga Antonio Conte që nuk do jenë me skuadrën: D'Ambrosio, Godin, Vecino, Agoume. Ky është një vendim i marrë nga ''timonieri'' italian, ku e ka parë të arsyeshme të veprojë kështu.
Gjithsesi, ky sezon është ndryshe për vetë faktin se elemntët cilësorë janë shtuar. Kupa është një objektiv si për të besuarit e Gatussos ashtu edhe për klubin nga Milano.Se si do përfundojë supersfida, mbetet të shihet.
Poll