Ditën e nesërme do të rikthehet UEFA Champions League. Dy sfidat e para do të jenë ato mes Atletiko Madrid e Liverpool, por edhe Dortmund-PSG.
Skuadra e drejtuar nga Simeone do të ketë një mision të vështirë për të marrë rezultat pozitiv ndaj ekipit më në formë në Europë. Liverpool. Në këtë takim Atletiko nuk do të ketë të gatshëm sulmuesi Joao Felix, i afruar në merkaton e verës më shumë bujë.
Sulmuesi portugez vijon ende të jetë i dëmtuar e pasi ka humbur ndeshjet me Real Madrid, Granada, Valencia edhe Liverpool ditën e nesërme. Një rikthim i rëndësishëm është ai i sulmuesit Diego Costa.