Champions League mbyll sot fazën e grupeve me ndeshjet e fundit të raundit të 6-të. Shumë grupe i kanë ezaururar pjesën më të madhe të fateve të tyre, por në Grupin F, ai i ‘ferrit’, gjithçka është pezull me Dortmundin të vetmen që ka siguruar kualifikimin.
Superdueli i mbrëmjes së sotme është ai mes Neëcastle dhe Milan në “Saint James Park” në orën 21:00. Fitorja është e vetmja zgjidhje për kuqezinjtë që të vijojnë aventurën europiane. Nëse Dortmund mposht parizienët, kuqezinjtë e mbyllin në vendin e dytë, ndërsa nëse francezët fitojnë atëherë ‘Djalli’ duhe të kënaqen me Europa League.
Një hap fals me anglezët sonte do të thotë dështim me shkronja të mëdha për Milanin dhe mbi të gjitha, për Piolin të cilin vetëm një mrekulli mund ta mbante në stol në këtë rast. Kjo superduel me emocione të veçanta do të transmetohet LIVE dhe falas nga RTSH Sport.