Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Superliga me sytë nga "xhevahirët" e Lufëtarit. Cila do jetë zgjedhja e tyre?

Shkruar nga NEWSPORT
Superliga me sytë nga "xhevahirët" e Lufëtarit. Cila do

Tashmë janë mbyllur 2 fazat e para të Superiores, teksa Kukësi u shpall kampion dimri. Por, gjithashtu surpriza e këtij edicioni ka qenë Luftëtari. Bluzinjtë u futën në garën e ashpër të Superiores me objektivin për të mbijetuar, por tashmë kanë treguar që janë një "kockë" e fortë e këtij sezoni.

Kukësi, Partizani dhe Skënderbeu nuk kanë mundur të triumfojnë në fushën e skuadrës së drejtuar nga Milinkoviç. "Cilësi, grintë dhe dëshirë", kështu mund të përkufizohet ekipi i Luftëtarit.

Teksa lojtarët kanë marrë pushimet e dimrit, drejtuesit e skuadrave kanë nisur të mendojnë për merkaton. Dejvi Bregu është emri më i përfolur në organikën gjirokastrite. Mesfushori ka mahnitur me paraqitjet e tij dhe Skënderbeu është kandidati potencial për të përfituar shërbimet e tij.

Gjithashtu edhe Reginaldo në repartin e sulmit ishte një surprizë, pasi asnjë nuk e mendonte afrikanin në të tillë formë. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për qendërmbrojtësin Boyom, i cili u kthye "shtylla" e prapavijës së gjirokastritëve.

Ditët në vazhdim mund të na sjellin të reja për sa i përket të ardhmes së këtyre lojtarëve, nëse do të vazhdojnë aventurën në Gjirokastër, apo do të zgjedhin ndonjë ekip tjetër në Superiore.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga