
Sonte në 20:30 do të zhvillohet ndeshja e parë hapëse për bavarezët e rinj, Laipzig pret Bayern që hapë siparin e një sezoni emocionues për tifozët bavarez. Superkupa në Leipzig është dhe dueli me ish-klubin e tij për trajnerin e Bayernit Julian Nagelsmann. 35 vjeçari foli për lojën, yjet e tij të rinj dhe presionin për të pasur sukses në super Bayernin e ri.
Nagelsmann po shkon në sezonin e ri me besim, shprehet dhe për presionin personal pas gjysmës së dytë të dobët të sezonit të shkuar dhe super transfertave të verës duke thënë: "Unë gjithmonë kam presion mbi veten time. Dua të luaj futboll sa më të suksesshëm, që është gjithashtu bukur për t'u parë nga jashtë. Ndjej pak presion por asgjë shqetësuese. Nuk ka të bëjë me jetë a vdekje në futboll. Nëse më pushojnë në një moment, do të më pushojnë, nuk kam shumë frikë nga kjo! Kjo falë Zotit është punë që mund të kaloni një kohë të caktuar.”