
Dje, në Nyon të Zvicës u hodh shorti I Champions League. Skuadrat mësuan rivalët e tyre, ndërsa ndeshjet do të luhen me vajtje-ardhje dhe vlejnë me eleminim direkt. Për këtë short, është bërë edhe një parashikim sipas një programi kompjuterik.
Në fund, shanset më të pakëta për të fituar Ligën e Kampioneve janë për Porton dhe MGladbach. Shanse minumale kanë Atalanta e Sevilla, ndërsa 3 përqind mundësi ka Leipzig. Atletico Madrid ka shanse 5 përqind, ndërsa nga katër përqind vlerësohen Juventus, Dortmund dhe PSG.
Real Madrid parashikohet me 5 përqind mundësi, ndërsa Barcelona ka një koeficient prej 12 përqindësh. Në krye me 19 përqind qëndrojnë Bayern Munich dhe Manchester City, që kanë më shumë shanse për t'u shpallur kampionë.