Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Superiore U21/ Java e parë e kampionatit nisi me ‘finalen’ Partizani – Vllaznia, Tirana dhe Teuta fitojnë me goleadë (Rezultatet)

Shkruar nga NEWSPORT
Superiore U21/ Java e parë e kampionatit nisi me ‘finalen’

Kategoria Superiore për grupmoshat deri në 21-vjeç çeli sezonin e ri më 25 shtator me 2 ndeshjet e para Teuta – Korabi dhe Elbasani – Kukësi. Dibranët fituan mes një festivali golash teksa mposhtën durrsakët me rezultatin 5-6 ndërsa verilindorët fituan minimalisht në transfertë.

Të nesërmen u luajtën 2 sfida të tjera me Bylisin dhe Apoloninë që fituan në shtëpi përballë Vorës dhe Egnatias respektivisht. Ditën e djeshme u luajt supersfida e javës mes Partizanit dhe Vllaznisë e cila u mbyll në barazim 1-1, i vetmi barazim i javës.

Sot në mesditë u zhvillua e fundit ndeshje ku Tirana fitoi 5-2 përballë Erzenit në kryeqytet.

Rezultatet:

Tirana 5-2 Erzeni

Partizani 1-1 Vllaznia

Bylis 2-0 Vora

Apolonia 3-1 Egnatia

Elbasani 0-1 Kukësi

Teuta 5-6 Korabi

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga