
Kategoria Superiore e moshave U-21 zhvilloi sot gjashtë takime tejet interesante.
Kukësi mposhti 1-4 Turbinën, duke treguar edhe një herë pretendimet e këtij sezoni. Football Republic mori një fitore të rëndësishme 3-1 ndaj Akdamisë së Futbollit, ndërsa Dinamos i mjaftoi një gol ndaj Teutës.
Barazim me gola mes Tiranës dhe Laçit (2-2), me të dyja ekipet që dhuruan spektakël. Bylis fiton derbin ndaj Apolonisë (0-1), me ballshiotët që u treguan cinik. Pa gola u mbyll Vllaznia-Shënkolli, me skuadrat që kishin rastet e veta për të kaluar në avantazh.
Këto ndeshje vlenin për javën e dytë të kampionatit U-21.
Kategoria Superiore - U21 - REZULTATET FINALE
Turbina 1 - 4 Kukësi
Football Republic 3 - 1 Akademia e Futbollit
Vllaznia 0 - 0 Shënkolli
Dinamo 1 - 0 Teuta
Tirana 2 - 2 Laçi
Apolonia 0 - 1 Bylis