Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MOSHAT (U17-U19)

Kupa e Shqipërisë U17 & U19/ Emocione deri në fund në “Shtëpinë e Futbollit”, përcaktohen çiftet finaliste

Shkruar nga NEWSPORT
Kupa e Shqipërisë U17 & U19/ Emocione deri në fund në
Partizani U19 - Dinamo U19

Futbolli i të rinjve ishte në qendër të vëmendjes në “Shtëpinë e Futbollit”, ku u zhvilluan ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për moshat U-17 dhe U-19, duke përcaktuar çiftet finaliste për secilën kategori.

Në kategorinë U-17, Tirana dhe Partizani dhuruan spektakël në një përballje të luftuar deri në fund. Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1, ndërsa nga pika e penalltive më e saktë u tregua Tirana, e cila fitoi 4-2 dhe siguroi biletën për në finale.

Në gjysmëfinalen tjetër, Teuta dominoi ndaj Skënderbeut, duke triumfuar me rezultatin e thellë 6-1 dhe duke u kualifikuar për në finale. Finalja e Kupës së Shqipërisë U-17 është Teuta – Tirana.

Emocione dhe rivalitet dhuruan edhe ndeshjet e vlefshme për Kupën e Shqipërisë U-19. Partizani arriti një fitore të rëndësishme ndaj Dinamo City me rezultatin 4-1 dhe duke siguruar kualifikimin në finale.

Ndërkohë, Teuta mposhti Laçin me rezultatin 2-0 dhe preu biletën për finalen e kësaj kategorie. Në finalen e Kupës së Shqipërisë U-19 do të përballen Teuta dhe Partizani.

Poll

Lexo gjithashtu