Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MOSHAT (U17-U19)

Shqipëria U-19 nuk toleron, mposht Irlandën në “Shtëpinë e Futbollit”

Shkruar nga NEWSPORT
Shqipëria U-19 nuk toleron, mposht Irlandën në
Shqiperia U-19

Kombëtarja shqiptare U-19 arriti një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Irlandës në ndeshjen miqësore të zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit”.

Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje të mirë, duke siguruar suksesin në minutat e fundit të takimit. Golat i shënuan Mattia Huqi dhe Joi Xheto Nuredini.

Trajneri Ahmataj e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Raffaele Huli (GK), Samuele Sina, Fabian Nuhaj, Davide Avdullari, Lukas Cekrezi, Mattia Huqi (C), Andreas Llana, Rikardo Sheji, Serxho Vogli, Gabriel Kulla dhe Joi Xheto Nuredini.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Julian Ahmataj kaloi e para në avantazh në minutën e 36-të me një gol shumë të bukur të kapitenit Mattia Huqi. Irlanda barazoi rezultatin në minutën e 76-të me Zak O’Sullivan, por Shqipëria reagoi menjëherë dhe gjeti golin e fitores në minutën e 87-të nga pika e bardhë e penalltisë me Joi Xheto Nuredini

Ndeshja e dytë miqësore mes Shqipërisë U-19 dhe Irlandës U-19 do të luhet në stadiumin e Luzit, të shtunën në orën 11:00.

Poll

Lexo gjithashtu