Futbolli i të rinjve rikthehet në qendër të vëmendjes këtë fundjavë me zhvillimin e ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për moshat U-17 dhe U-19. Katër skuadrat më të mira të çdo kategorie, që kaluan me sukses fazën çerekfinale, do të zbresin në fushë për të synuar finalen e madhe.
Të gjitha përballjet do të zhvillohen me ndeshje teke në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” dhe do të transmetohen drejtpërdrejt në kanalin FSHF TV, duke u dhënë tifozëve mundësinë të ndjekin nga afër talentet e së ardhmes së futbollit shqiptar.
Gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë U-17 do të nisin të shtunën me supersfidën Tirana – Partizani, e programuar në orën 10:00. Ndërkohë, të dielën në të njëjtën orë, Teuta dhe Skënderbeu do të përballen për një vend në finale.
Emocione nuk do të mungojnë as në ndeshjet e vlefshme për moshën U-19. Të shtunën, Dinamo City do të masë forcat me Partizanin, ndërsa të dielën do të luhet sfida mes Teutës dhe Laçit. Të dyja ndeshjet do të nisin në orën 13:00.
Kupa e Shqipërisë U-17
E shtunë, më 17 janar
Tirana – Partizani, ora 10:00
E diel, më 18 janar
Teuta – Skënderbeu, ora 10:00
Kupa e Shqipërisë U-19
E shtunë, më 17 janar
Dinamo City – Partizani, ora 13:00
E diel, më 18 janar
Teuta – Laçi, ora 13:00
