Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MOSHAT (U17-U19)

Nga portieri i Interit te sulmuesi i Juventusit, Kombëtarja publikon listën për kualifikueset (LISTA)

Shkruar nga NEWSPORT
Nga portieri i Interit te sulmuesi i Juventusit, Kombëtarja publikon
Shqipëria U-19

Kombëtarja shqiptare U-19 ka nisur grumbullimin për sfidat e raundit të parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2026 për këtë grupmoshë.

Trajneri Julian Ahmataj ka grumbulluar 20 lojtarët më të spikatur të kësaj moshe për këto ndeshje të rëndësishme, ku Shqipëria synon vendin e parë në grup.

Ekipi ynë është pjesë e grupit B5, së bashku me Ukrainë, Sllovakinë dhe Malin e Zi. Të gjitha ndeshjet e këtij raundi do të luhen në Shqipëri, në stadiumet “Niko Dovana” dhe “Arena Egnatia”.

Ndeshja e parë e kuqezinjve në kalendar do të jetë ajo ndaj Ukrainës më 12 nëntor në ora 14:00 në stadiumin “Niko Dovana”. Tre ditë më vonë, përfaqëuesja jonë do të përballet me Sllovakinë, po në ora 14:00 në “Niko Dovana”.

Ndeshja e fundit e Shqipërisë në këtë raund është ajo kundër Malit të Zi më 18 nëntor në ora 14:00 në “Niko Dovana”. Të gjitha ndeshjet e këtij raundi do të transmetohen live në FSHF Tv.

LISTA E PLOTË KOMBËTARES U-19

Portierë: Alain Taho, Raffaele Huli

Mbrojtës: Samuele Sina, Davide Avdullari, Yoni El Malem, Kris Gecaj, Leon Sulejmani, Fabian Nuhaj, Ramiz Ndoj, Lukas Çekrezi, Rikardo Sheji

Mesfushorë: Mattia Huqi, Ergis Arifi, Serxho Vogli, Oliver Blini, Matteo Dashi, Bjorni Duka

Sulmues: Gabriel Kulla, Briajan Gjyla, Arman Dyrmishi, Tedi Malaj

Nga portieri i Interit te sulmuesi i Juventusit, Kombëtarja publikon
LISTA

 

Poll

Lexo gjithashtu