
Ditën e sotme do të luhet një supersfidë në Kategorinë e Parë. Në “Elbasan Arena” duke nisur që nga ora 17:00. Elbasani dhe Bylisi do të zhvillojnë mes tyre ndeshjen e praprambetur, e vlefshme për javën e 11-të të Kategorisë së Parë.
Një duel me “aromë” Superioreje do të luhet, teksa të dyja ekipet do të bëjnë mes tyre llogaritë për kreun e klasifikimit. Aktualisht Bylisi vjen si lider, me 3 pikë më shumë se verdheblutë që kanë grumbulluar 35 pikë pas 15 javësh.
Sektori i Gjykimit pranë FSHF ka emëruar edhe trupën e arbitrave në këtë sfidë. Andi Koçi do të vendosë drejtësinë në Elbasan Arena, i ndihmuar nga Fatmir Lama dhe Delin Kasa, ndërsa i katërt do të jetë Drojan Maletaj.
Arbitër kryesor: Andi Koçi (Durrës)
Asistent 1: Fatmir Lama (Durrës)
Asistent 2: Delin Kasa (Kavajë)
Arbitër i 4: Dorjan Maletaj (Tropojë)