
Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata ka folur para ndeshjes me Shqipërinë që do të luajë ditën e diel në stadiumin "Loro Boriçi" në Shkodër. Morata ka deklaruar që do të jetë shumë e vështirë për të fituar këtë takim, madje ai ka kujtuar një ndeshje që ka luajtur para disa kohësh kundër Shqipërisë U-21.
"Mendoj se do të jetë shumë e vështirë, sepse fusha e tyre është e tillë. Kam luajtur atje më parë me U-21 dhe ishte një ndeshje për t’u harruar. Ishte shumë e vështirë për t’u fituar. Por ne do të shkojmë në Shqipëri për të dhënë gjithçka", deklaroi Alvaro Morata.
Poll