Rei Manaj u dëmtua në sfidën kundër Chievo-s më 1 tetor, duke humbur grumbullimin me kombëtaren kuqezi. Por, sërish lushnjari 19-vjeçar që është në pronësi të Interit nuk do të mund të aktivizohet me Pescara-n në Serie A në takimin kundër Sampdoria-s.
Sulmuesi ka kaluar një vit në akademinë e Sampdoria-s dhe kishte shumë dëshirë të ishte në fushë përballë kësaj skuadre, por ai është ende larg kthimit në fushën e lojës. Ai do të detyrohet që edhe këtë ndeshje ta ndjekë nga tribuna e stadiumit.
Poll
