
Shtypi sportiv shqiptar ka zbuluar shifrën, që Partizani do t'i paguajë për një sezon sulmuesit Kaleb Ekuban, i ardhur nga Kievo, që e ka në pronësi këtë lojtar, pavarësisht se ai është aktivizuar me skuadra të kategorive inferiore. 40 mijë euro u ka kushtuar të kuqve ky lojtar, për të cilin, duke qenë se vjen nga jashtë, mendoj se do të kishim të bënim me shifra shumë më të larta. Por duket një marrëvehsje "low coast", që dje është konkretizuar me firmosjen e kontratës. Mbetet për t'u parë se çfarë do të bëjë sulmuesi Ekuban në fushë, por nga shifrat e kontratës duket se nuk është ai lojtar që mund të mendohej, përtej paragjykimeve...
Poll