Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Sulmuesi i Kombëtares grumbullohet për ndeshjen e Europës, shans i artë për djaloshin kuqezi (LISTA)

Shkruar nga NEWSPORT

Emiliano Bullari është grumbulluar nga gjigantët e Olympiacos për ndeshjen e Europa League. Kampionët e Greqisë do të udhëtojnë drejt Londrës, ku të enjte në orën 21:00 do të zhvillojnë takimin e kthimit në raundin e 1/16 për këtë kompeticion. Takimi i parë në "Karaiskaqis" ka përfunuar 1-0 për "Topçinjtë", teksa trajneri i ka dhënë një shans sulmuesit të Kombëtares shqiptare U21.

Bullari ishte shumë pranë grumbullimit edhe javën e shkuar, teksa tanimë klubi bardhekuq nga Athina i ka besuar një vend në listë. Lojtari që bën pjesë në moshat e gjigantit grek është një nga dy sulmuesit e thirrur, duke pasur shanse të mëdha për t'u hedhur në fushë. Emiliano Bullari ka zhvilluar 19 ndeshje këtë edicion me fanellën e Olympiacos, teksa ka shënuar edhe 2 gola. Në 2 ndeshje me Kombëtaren U19 të Alban Bushit, 18 vjeçari ka gjetut 2 herë rrugën e rrjetës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga