
Eintracht Frankfurt do të luajë sot kundër Rangers në Sevilla, finale e vlefshme për Europa League. Mediat e huaja raportojnë se tensionet mes tifozërive kanë nisur që në orët e pasdites. Pesë tifozë gjermanë janë arrestuar në qytetin spanjoll pasi sulmuan mbështetësit e Rangers.
Takimi është programuar të luhet në orën 21:00, ndërsa ky është rasti i parë i dhunës mes tifozërive. 5100 policë janë angazhuar për të ruajtur rendin dhe sigurinë në Sevilla, megjithatë 200 tifozë gjermanë kanë sulmuar skocezët, 5 prej të cilëve kanë rënë në pranga.
Poll