Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Sulmoi fizikisht arbitrin e sfidës, Disiplina dënon me 15 ndeshje pezullim lojtarin e Vllaznisë

Shkruar nga NEWSPORT
Sulmoi fizikisht arbitrin e sfidës, Disiplina dënon me 15 ndeshje

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF ka marrë vendimet për javën e fundit në futbollin shqiptar. Derbi Tirana – Partizani ishte çështje kryesore pas trazirave mes tifozëve dhe dëmeve në stadiumin ‘Air Albania’. (VENDIMET)

Por, dënimi më i rëndë i kësaj jave dhe një prej më të rëndëve këtë sezon është dhënë në futbollin e moshave. Mirsad Zahi, mesfushor i Vllaznisë, është dënuar me plot 15 ndeshje pezullim pas sulmit fizik ndaj gjyqtarit në ndeshjen Tirana U21 – Vllaznia U21 më 30 nëntor që përfundoi me fitoren e bardhebluve 3-1.

Ekipi i arbitrave në këtë sfidë ishte i përbërë me Granit Sulkon si kryesor dhe Dionis Mile e David Moçka si asistentë.

“Lojtari i KF Vllaznia U-21, Mirsad Zahi, për sulm fizik ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë”, është vendimi i Disiplinës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga