Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Sulmi i Superiores pa cilësi, Dwamena dhe Hasani akoma në “Top 3”

Shkruar nga NEWSPORT
Sulmi i Superiores pa cilësi, Dwamena dhe Hasani akoma në “Top

Superioja ka kaluar 24 javë kampionat dhe golashënuesi kryesor është Bekim Balaj me 13 gola. Gjysma e golave të tij janë nga penalltitë, ku është treguar gjithmonë i saktë.

Pas tij vjen Florent Hasani, i cili është transferuar te Rapidi i Bukureshtit në dhjetor. “Top 3” e golashënuesve e mbyll Dwamena. Ish-sulmuesi i ndjerë po spikaste deri në nëntor, duke mbajtur vendin e parë me 9 golat e shënuar.

Dhe pse kanë kaluar 3 muaj që është ndarë nga jeta, asnjë prej sulmuesve të tjerë nuk e ka kaluar. Kjo tregon se sulmit të Superiores i mungon aktualisht cilësia.

Mund të thuhet me siguri se Florent Hasani dhe Dwamena do kalohen ne renditjen e golashënuesve, por niveli i sulmuesve tregon shumë. Pa frikë mund të thuhet se skuadrat po vuajnë për bomberin e tyre.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga