
Xhevahir Sukaj është afrimi i Partizanit në këtë merkato dimri. Bomberi shkodran njihet për cilësitë që e karakterizojnë, pasi ka një eksperiencë të madhe në kampionatin shqiptar. 29-vjeçari mund të krahasohet me sulmuesët e nivelit europian, siç është Mario Baloteli për sa i përket goditjes së 11-metërshave.
Madje në një postim të faqes zyrtare të të kuqve, bëhet me dije që Sukaj nuk ka humbur asnjëherë penallti. Ndërkohë që edhe Mario Baloteli shquhet si një goditës i saktë, por për herë të parë italiani ka gabuar në ndeshjen Milan -Napoli, ku portieri Reina nuk e lejoi të shënonte nga pika e bardhë.
Në këtë mënyrë, Partizanit përveç vlerës së shtuar në majën e sulmit, tashmë do të ketë edhe një goditës të mirë për gjuajtjet e lira apo 11-metërshat siç është Xhevahir Sukaj.
[gallery columns="1" size="full" ids="73306"]