Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Suhareka "zapton" futbollin e Kosovës, dy skuadrat e qytetit shkojnë në gjysmëfinalen e Kupës

Shkruar nga NEWSPORT
Suhareka "zapton" futbollin e Kosovës, dy skuadrat e qytetit

Janë luajtur ditën e sotme dy ndeshjet e dyta të fazës çerekfinale të Kupës së Kosovës. Pasi Prishtina dhe Drita “prenë” biletat për gjysmëfinalen, ditën e sotme janë vendosur dy skuadrat e tjera gjysmëfinaliste.

Ballkani ka fituar në transfertë pa probleme përballë Malishevës. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja triumfoi me rezultatin e pastër 0-3. Golat për kampionët e Kosovës u shënuan nga Gripshi që gjeti dy herë rrugën e rrjetës dhe Danfa.

Në krahun tjetër, është përsëri një skuadër nga Suhareka që shkon në gjysmëfinale. Suhareka fitoi me rezultatin 0-1 në tranfertë përballë Vjosës. Golin e vetëm të sfidës e shënoi Zeka në minutën e 81’.

Tashmë pritet të shihet se si do të shortohen çiftet e gjysmëfinaleve, ku padyshim do të ketë edhe një supersfidë, pasi 3 nga 4 skuadrat janë, Ballkani, Drita dhe Prishtina.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga