Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Suedia rikthen yllin e skuadrës, trajneri Tomasson: Do të jetë titullar ndaj Shqipërisë, nesër bëjmë rotacione

Shkruar nga NEWSPORT
Suedia rikthen yllin e skuadrës, trajneri Tomasson: Do të jetë

Trajneri i Suedisë, Jon Dahl Tomasson dha prononcimin e tij në konferencën për shtyp përpara miqësores me Shqipërinë që do të luhet nesër në orën 19:00 në stadiumin “Friends Arena” në Stokholm.

“Forsberg do të luajë, por jo në portë (Qesh). Plani ka qenë gjithmonë që të bënim rotacion lojtarësh në dy ndeshje. Unë nuk do të hedh të njëjtët 11 në fushë. Aspak, pasi ne duhet të shohim shumë lojtarë se çfarë luajnë dhe çfarë futbolli dëshirojmë ne. Dhe duhet të kemi konkurrencë në ekip, e cila është gjithmonë e shëndetshme për paraqitjet dhe atmosferën në ekip.

Nuk mund t’ju them se sa ndryshime do të ketë, por do të shohim shumë lojtarë. Dhe mund t’ju them se Emil Forsberg e nis nesër si titullar. Ai kishte një udhëtim të gjatë para ndeshjes së kaluar. Samuel Gustafsson do të luajë gjithashtu nesër, edhe ai kishte një udhëtim të gjatë”, tha Tomasson.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga