
Kombëtarja shqiptare do të luajë me Suedinë një ndeshje miqëesore, e cila është pogramuar të zhvillohet më 25 mars. Por përpara këtij takimi suedezët janë bërë me trajner të ri.
Federata Suedeze e Futbollit ka zyrtarizuar ish-sulmuesin e Milan në krye të kombëtares. Bëhet fjalë për Dahl Tomasson, i cili është trajneri i parë i huaj që drejton këtë kombëtare, duke hyrë kështu në histori.
Palët kanë firmosur një kontratë të vlefshem deri në fund të kualifikueseve të Botërorit 2026 dhe në rast kualifikimi në Botëror, marrëveshja me danezin do të rinovohet automatikisht. 47-vjeçari do të debutojë zyrtarisht në stolin e suedezve në duelin kundër Portugalisë më 21 mars dhe 4 ditë më vonë do të duelojë ndaj Shqipërisë.