
Në orën 15:00 Lazio do të luajë në shtëpi një ndeshje shumë delikate sikurse është ajo ndaj Genoas. Tuttomercato raporton për formacionin titullar, ku "gardiani" shqiptar udhëheq portën në mënyrë të padiskutueshme. Përsa i përket shqiptarit tjetër, Vlon Berisha, ende nuk ia ka dalë të rikuperohet nga një dëmtim që pësoi disa javë më parë.
Kjo është një ndeshje e vlefshme për javën e 5 të Seria A. Deri më tani të kaltrit në 4 ndeshje kanë arritur të grumbullojnë vetëm 6 pikë.
Lazio (3-5-2): Strakosha; Wallace, Acerbi, Caceres; Marusic, Parolo, Lucas Leiva, Milinkovic-Savic, Lulic; Caicedo, Immobile.
Poll