
Steven Gerrard ka pak ditë që është zyrtarizuar si trajner në stolin e ekipit të Al Ettifaq. Arabia Saudite këtë merkato verore është mjaft aktive ku ka afruar lojtarë dhe trajnera të mëdhenj të futbollit europian.
Jo vetëm stolin, por klubi arab duket se i ka besuar Gerrardit dhe merkaton. Pikërisht ish-mesfushori i Liverpool do ta nisë merkaton në klubin e tij historik.
Bëhet fjalë për Jordan Henderson, mesfushori i Liverpool dhe kombëtares së Anglisë. Henderson e ka pranuar propozimin e Al Ettifaq dhe egziston një marrëveshje verbale.
Marrëveshja tanimë varet nga klubi i Liverpool që po diskutojnë për shumën e transferimit. Henderson ka folur sot me Klopp dhe trajneri gjerman i ka dhënë dritën jeshile për largim dhe nuk i është bërë pengesë.