Kosova përballet nesër me Spanjën, në kuadër të Kualifikeuseve të Botërorit. Dardanët po zhvillojnë stërvitjen e fundit në Sevillia, me gjendjen e një lojtari që është shqetësuese. Bëhet fjalë për Valon Berishën, i cili është stërvitur i diferencuar.
Bernard Challandes dekalroi se një vendim për të do të merret vetëm nesër, pasi do shqyrtohet situata.
Berisha është një element i rëndësishëm për skemat e teknikut, teksa shpeshherë e ka ndihmuar ekipin në arritjen e objektivave.Kosova nuk ka grumbulluar deri më tani asnjë pikë, e nësër do kërkojnë ta paktën një, ndaj të besuarve të Luis Enrique.

Poll