Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

STATISTIKA/ Egnatia njeh vetëm 1 fitore me Partizanin, barazimi rezultati më i shpeshtë

Shkruar nga NEWSPORT
STATISTIKA/ Egnatia njeh vetëm 1 fitore me Partizanin, barazimi rezultati

Egnatia ka mposhtur vetëm 1 herë Partizanin, që pas ngjitjes në Superiore. Ishte sezoni 2021/22, kur rrogozhinasit iu bashkuan elitës së futbollit shqiptar. Bie në sy se barazimi 1 me 1 është rezultati më i shpeshtë.

Në 10 ndeshje të Superiores, 5 prej tyre kanë përfunduar 1-1. Egnatia regjistron fitoren e vetme me rezultatin 3 me 0. Në anën tjetër Partizani ka fituar 3 ndeshje, ku më e thella është me të njëjtat shifra(0-3).

Ndeshja e fundit mes tyre është luajtur në kuadër të finales së Superkupës. Partizani u tregua cinik duke fituar me rezultatin minimal 1 me 0 në “Air Albania”.

Ndeshja e radhës luhet të shtunën, më 3 shkurt ora 16:00 në stadiumin “Arena e Demava”. Egnatia ka krijuar diferencë 10 pikë nga vendi i dytë që mbajnë “demat”, për këtë shkon e qetë. Pavarësisht renditjes, sfida pritet të dhurojë spektakël.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga