Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Starova pezullohet nga veprimtaritë dhe garat sportive? Ja çfarë thotë rregullorja

Shkruar nga NEWSPORT
Starova pezullohet nga veprimtaritë dhe garat sportive? Ja

Java e 17-të e Superligës krijoi shumë situata që nuk ishin dhe aq sportive, të cilat pritet që të dënohen nga Komisioni i Disiplinës. Një nga rastet më flagrante ishte sjellja dhe reagimi i trajnerit të Partizanit, Sulejman Starova.

Tekniku i të kuqve nuk e përmbajti veten në momentin që gjyqtari i takimit, Enea Jorgji akordoi penallti në favor të Flamurtarit në minutat shtesë. Fillimisht Starova ka lëshuar një "lumë" fyerjesh ndaj gjyqtarit, i cili është afruar për t'i komunikuar trajnerit të largohet nga fusha, gjë e cila është kontestuar nga "Bobi".

Situata më pas agravoi edhe më tej, kur Starova filloi të fyente gjyqtarin kryesor dhe atë të katërt ndaj të cilëve përdori dhe duart. Lidhur me këtë veprim aspak sportiv dhe aspak "fair - play", pritet që të marrë një vendim Komisioni i Disiplinës. Ndërkohë që ne po parashtrojmë atë çfarë shkruhet në Kodin e Disiplinës Sportive.

Nene nga rregullorja:

Neni 49; Sjellja e keqe ndaj zyrtarëve të ndeshjes

  1. Kur personi që ushtron sjellje të keqe ndaj zyrtarëve të ndeshjes është trajner ose zyrtar i personit juridik, shoqatës, ose klubit ku bën pjesë ekipi përkatës, atëherë trajneri ose zyrtari dënohen si më poshtë:
  2. a) të paktën 8 (tetë) ndeshje për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes;
  3. b) të paktën 18 (tetëmbëdhjetë) muaj për sulm ose dhunë (goditje me grusht, me bërryl, ose me shkelm) ndaj zyrtarëve të ndeshjes;

Neni 56; Sjellja ofenduese dhe "fair - play"

Kushdo që ofendon një person në çfarëdo lloj mënyre, sidomos duke përdorur gjeste dhe gjuhë ofenduese, ose nëse shkel parimet e "fair - play", ose kryen sjellje josportive në çfarëdolloj mënyre, mund të dënohet me përjashtim nga veprimtaritë, nga garat dhe/ose kampionatet kombëtare. Në raste të veçanta dënohet si më poshtë:

  1. a) trajneri ose lojtari i cili proteston ndaj vendimeve të arbitrit me gjeste ose fjalë ofenduese dënohet me gjobë me vlerë 100,000 (njëqind mijë) Lekë, dhe pezullohet nga ndeshjet për 2 (dy) ndeshje;.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga