
Shqipëria do të luajë sonte kundër Italisë, ndeshje e vlefshme si miqësore. Kjo sfidë do të zhvillohet në orënj 20:45 në stadiumin “Air Albania” në kryeqytet. Siç është njoftuar, të gjitha biletat për këtë takim janë shitur.
Kësisoj, ata që nuk patën mundësi të kishin një biletë, do të mund ta ndjekin përballjen në shtëpitë e tyre.
TV Klan do të transmetojë drejtëpërdrejtë miqësoren e luksit, teksa “Axurrët” vijnë për herë të parë në stadiumin e ri. Përballja pritet me interes për të parë se si do të arrijnë të performojnë të besuarit e Edi Rejës në këtë test të radhës.
Poll