Ditën e djeshme në ndeshjen Shqipëri-Francë 0-2, u inagurua dhe stadiumi i ri "Air Albania". Impianti I ri prej 22,600 vendësh tashmë është pjesë e kryeqytetit të Shqipërisë dhe ambjenti sportive më modern në vend.
Pyetja që po shtrohet nga tifozët është se në këtë stadium do të luhet vetëm për ndeshjen e Kombëtares apo do të shohim dhe ndeshje nga Superioria e Shqipërisë.
Klubi kampion në fuqi i Shqipërisë, Partizani, në rrjetet sociale është duke zhvilluar një sondazh për tifozët, nëse do ta dëshironin një derbi Partizani-Tirana në stadiumin "Air Albania".
Deri më tani 98% e tifozëve janë përgjigjur pozitivisht, ndërkohë duhet thënë se atmosfera e një derbi si Tirana-Partizani do të ishte një reklam më tepër për stadiumin dhe kampionatin tonë.
