Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Klubi i KUKËSIT njofton: Stadium i ri dhe hyrje falas për Flamurtarin

Shkruar nga NEWSPORT
Klubi i KUKËSIT njofton: Stadium i ri dhe hyrje falas për Flamurtarin

Kukësi do të luajë kundër Flamurtarit në kuadër të javës së 11-të të Superiores. Ende nuk ishte vendosur për stadiumin që do të zhvillohej ky takim, por tashmë ka marrë fund dhe është klubi kuksian që lajmëron se është arritur marrëveshja me drejtuesit e Kamzës.

Ndeshja Kukësi - Flamurtari do të luhet në stadiumin e Kamzës, të premten në orën 14:00 dhe hyrja do të jetë e lirë për gjithë sportdashësit.

Njoftimi i klubit të Kukësit:

Njoftim!

Ndeshja e javës së XI e vlefshme për Kategorinë Superiore, FK Kukësi - FK Flamurtari, do të zhvillohet në stadiumin e Kamzës në orën 14:00 të ditës së premte.

Duke marre në konsiderate numrin e madh të mbështetësve të Futboll Klub Kukësit të cilët banojnë në bashkinë Kamëz, pas zhvendosjes së tyre ndër vite nga rrethet e Kukësit, Hasit e Tropojës por edhe më gjërë, presidenti i klubit, z.Safet Gjici vendosi që të zhvillojë ndeshjen e kësaj jave në stadiumin 'Kamza' duke i'u mundësuar tifozëve që të shikojnë sfidën përball Flamurtarit pa pagesë.

Ndërkohë pas marrjes së këtij vendimi, duke shpresuar në vijimin e bashkëpunimit me drejtuesit e klubit të Kamzës por dhe me mirëkuptimin e bashkisë, do të shqyrtohet mundësia e zhvillimit të gjitha ndeshjeve në këtë stadium.

Faleminderit!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga