Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Zi në familjen e Sylvinhos, ndërron jetë nëna e trajnerit të Kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
Zi në familjen e Sylvinhos, ndërron jetë nëna e trajnerit
Sylvinho

Nëna e trajnerit Sylvinho ka ndërruar jetë. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur fillimisht presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. 

Kreu i FSHF-së shpreh ngushëllimet e tij për humbjen e madhe në familjen e Sylvinhos. Po ashtu ofron mbështetje për trajnerin e kuqezinjve në këto momente të vështira. 

Sylvinho ndërkohë ka udhëtuar menjëherë drejt Brazilit. Tekniku po qëndron pranë familjes në këto momente të vështira.

Njoftimi i presidentit Armand Duka:

"Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta të nënës së trajnerit të Kombëtares sonë, Silvinjo.

Në emrin tim, në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe të çdo anëtari të komunitetit të futbollit i përcjell trajnerit Silvinjo ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe.

Në këtë moment të vështirë i gjendemi pranë Silvinjos dhe familjes së tij, që humbën një njeri shumë të dashur për ta.

U prehtë në paqe!"

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga