Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Rekorde dhe histori, Shqipëria sundon vitin 2025

Shkruar nga NEWSPORT
Rekorde dhe histori, Shqipëria sundon vitin 2025
Kombëtarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare siguroi për herë të parë pjesëmarrjen në fazën play-off të një Kampionati Botëror. Kuqezinjtë u renditën në vendin e dytë në grupin K, me një total prej 14 pikësh të grumbulluara në 8 ndeshje.

Një arritje historike kjo për Shqipërinë, që përveç se siguroi pjesëmarrjen në play-off në vitin 2025 ka pasur edhe disa rekorde të tjera. Kombëtarja i mbylli këto eliminatore me vetëm dy humbje, ato ndaj Anglisë ndërsa në 6 takimet e tjera siguroi 4 fitore dhe dy barazime. Për herë të parë në historinë e këtyre kualifikueseve, kuqezinjtë e mbylln edicionin me një golavarazh pozitiv. 7 gola të shënuar dhe vetëm 5 të pësuar.

Viti 2025 ishte shumë pozitiv për Shqipërinë, pasi për herë të parë kuqezinjtë morën pesë fitore rresht. Ndaj Gjilbraltarit (0-1), Letonisë (1-0), Serbisë (0-1), Jordanisë (4-2) dhe Andorrës (0-1).

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet në fushë më 26 mars kundër Polonisë, në takimin e vlefshëm për fazën play-off të Kampionatit Botëror. Nëse Shqipëria kalon me sukses Poloninë, në finalen e play-off-it që të dërgon në Botërorin 2026 do të luajë ndaj fituesit të çiftit Ukrainë/Suedi.

Poll

Lexo gjithashtu