
Momenti i Elseid Hysaj
Italia mposhti Shqipërinë 2-1, me kuqezinjtë që shënuan golin e parë me Nedim Bajramin, por nuk ia doli të ruante për shumë gjatë avantazhin.
Vetëm 10 minuta zgjati epërsia e kuqezinjve, pasi Bastoni dhe Barella do të mposhtin Strakoshën. Por ajo që ka irrituar tifozët është Elseid Hysaj.
Mbrojtësi në momentin që Barella ka gjuajtur topin, ai ka ulur kokën dhe në këtë moment sfera ka përfunduar brenda rrjetës. Videoja e këtij momenti është bërë virale në internet dhe tashmë të gjithë po kryqëzojnë Hysajn në rastin e golit të avantazhit të "axurrëve".
Momenti kur Hysaj ul koken ne momentin e golit te Barella
Poll