Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

VIDEO/ Sylvinhos i rikthehet buzëqeshja, zbardhet axhenda e Kombëtares për Kroacinë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Sylvinhos i rikthehet buzëqeshja, zbardhet axhenda e Kombëtares
 

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot sipas programit seancën e radhës stërvitore në Kaiserau në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e dytë të Grupit B në Euro 2024 ndaj Kroacisë.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se skuadra ka zhvilluar një seancë me ngarkesë të plotë dhe ku morën pjesë të gjithë futbollistët pa përjashtim. Kwshtu mund tw thuhet se trajneri i wshtw rikthyer buzwqeshja, pasi mw parw u pwrfol pwr njw dwmtim tw Asanit.

Pas palestrës dhe ushtrimeve fizike, trajneri Silvinjo ka punuar për pjesën taktike të sfidës me kroatët. Kombëtarja do të udhëtojë nesër që në mëngjes për në Hamburg, ku do të mbërrijë në mesditë, ndërkohë që në orën 17:15 do të zhvillohet konferenca zyrtare e trajnerit Slvinjo në stadiumin e ndeshjes “Volkspark”.

Stërvitja zyrtare do të zhvillohet në ora 18:30 në stadiumin “Millerntor” në Hamburg. Sfida e dytë Kroaci-Shqipëri do të zhvillohet më datë 19 qershor në stadiumin “Volkspark” të Hamburgut dhe nis në ora 15:00.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga