
Trajneri Sylvinho publikoi ditën e sotme listën e lojtarëve të grumbulluar për Euro 2024. Në këtë listë të përbërë nga 27 lojtarë, ku një nga këta do të largohet para 7 qershorit.
Menjëherë pas konferencës për shtyp të trajnerit brazilian, lojtarët që kanë mbërritur në shtëpi kanë nisur punën. 3 nga 4 portierët, si Simon Simoni, Elhan Kastrati dhe Thomas Strakosha kanë ‘zbarkuar’ në fushën stërvitore të “Shtëpisë së Futbollit”, së bashku me trajnerin e portierëve, Ilir Bozhiqi.
Por përveç portierëve, në fushë shihet edhe zv.trajneri Pablo Zabaleta teksa bën pasime me top së bashku me pjesën tjetër të stafit.
Kujtojmë që të gjithë lojtarët do të grumbullohen në Tiranë më datë 29 maj, teksa 2 ditë më pas të gjithë do të nisen drejt Austrisë për të kryer fazën përgatitore, në prag të miqësoreve ndaj Lihtenshtejnit dhe Azerbajxhanit.
Pablo Zabaleta me stafin
Ilir Bozhiqi së bashku me Simon Simonin, Elhan Kastratin dhe Thomas Strakoshën