Shqipëria mori mbrëmjen e djeshme një fitore historike në Andorra. Kuqezinjtë triumfuan 1-0 me gol të Kristjan Asllanit.
3 pikë shumë të rëndësishme, që i siguruan ekipit tonë për herë të parë në histori kualifikimin në “Play-Off” të një Kupe Bote.
Festa ishte e gjitha legjitime për kuqezinjtë. E kjo duket edhe nga festa e Sylvinhos dhe Armand Dukës.
Dyshja pas sfidës mes tyre kanë pasur një përqafim të përzemërt, ku emocionet kanë “pushtuar” si trajnerin dhe presidentin e FSHF-së, të cilët arritën qëllimin minimal, që ishte kualifikimi në “Play-Off” të Kupës së Botës.
Ndërkohë festa ishte e madhe edhe në fushën e lojës, mes lojtarëve dhe pjesëtarëve të skuadrës. Gëzimi duket qartë te kuqezinjtë, të cilët ndanë emocionet e tyre edhe me tifozët.
View this post on Instagram
