Mario Dajsinani
Kombëtarja shqiptare vijon me përgatitjet në Barcelonë në kuadër të dy ndeshjeve të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ndaj Andorrës dhe Anglisë.
Siç dihet, pjesë e listës për këto dy ndeshje deçizive, është edhe portieri i Egnatias, Mario Dajsinani. Ai ka fituar besimin e Sylvinhos, duke qenë prej kohësh pjesë e listës së kuqezinjve.
Ndërkohë që sot, FSHF ka publikuar veçmas, një video të Dajsinanit. Ky i fundit shihet duke u stërvitur veçmas grupit dhe më i motivuar se kurrë, ndjenjë që ta jep vetëm fanela kuqezi.
Dajsinani në stërvitje me Kombëtaren
Poll
