Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

VIDEO/ Kombëtarja mposht shqiptarët e Zvicrës në finale, Julian Deda “parashikon” EURO 2024

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Kombëtarja mposht shqiptarët e Zvicrës në finale,
Julian Deda - Kombëtarja

Optimizmi i shqiptarëve është në nivel maksimal para nisjes së EURO 2024. Të gjithë besojnë se Kombëtarja do të kalojë grupin e “ferrit” aty ku ndodhet me superfuqitë europiane si Spanja, Kroacia apo Italia.

Por jo vetëm kaq. Disa të tjerë besojnë se kuqezinjtë e Sylvinhos do t’i shkojnë deri në fund Europianit duke fituar edhe trofeun.

Diçka të tillë e parashikon edhe ish-banori i Big Brother VIP, Julian Deda. Me anë të një loje në rrjetin social TikTok ku i duhet të zgjedhë skuadrën fituese për çdo ndeshje, aktori i njohur i humorit ka bërë parashikimin e tij.

Shqipëria shkon deri në finale, aty ku do të përballet me Zvicrën e shqiptarëve. Sipas Julian Dedës, edhe aty Shqipëria do të fitojë pa probleme, duke bërë që kapiteni Gjimshiti të ngrejë lart trofeun dhe Kombëtarja jonë të kurorëzohet si kampione e Europës.

@juldeda

Suksese ne Euro 2024. Dalshim faqebardhe...! ????????

♬ Albania - Capital T
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga